Adoleshenti vendos bombën dhe largohet, ndryshon rrobat dhe shkon në universitet! (Video)

PUBLIKUAR

Pamjet e kamerave të sigurisë thuhet se kanë kapur momentin kur një adoleshent thuhet të ketë lënë një çantë shpine të mbushur me eksplozivë dhe shrapnel në një tren të mbushur me pasagjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Damon Smith i cili akuzohet se kishte lënë një bombë në një tren, me një orë detonatorësh të caktuar për të aktivizuar atë 13 minuta më vonë.

Një jurie në Old Bailey të enjten i ka prezantuar pamjet e Smith, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë, duke u larguar nga treni në Londër, më 20 tetor 2016.

Pas vendosjes së pajisjes, thuhet se adoleshenti ndryshoi rrobat e tij dhe shkoi në një leksion universitar.

Pajisja nuk funksionoi kur një orë shumë e lirë nuk arriti ta shpërthente, por nëse do të funksiononte, do të kishte shpërthyer, në momentin që pasagjerët do të ishin duke dalë nga treni.

Ajo ishte shkatërruar më vonë nga policia në një shpërthim të kontrolluar. Gjithashtu stacioni mbeti i mbyllur për disa orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...