Putin e pret në takim kryeministrin e Japonisë, diskutojnë për mosmarrëveshjen për ishujt

PUBLIKUAR

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka pritur sot në Moskë për bisedime kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Ky është takimi i tretë i dy liderëve në shtatë muajt e fundit, pasi Putin ishte në një vizitë shtetërore në Japoni dhjetorin e kaluar para se të dy të takoheshin në Rusi në shtator të vitit të kaluar, transmeton Express.

Edhe Japonia edhe Rusia pohojnë pronësi mbi katër ishuj veriorë në ishullin kryesor të Japonisë veriore, Hokkaido, i cili u mor nën kontroll nga Rusia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Takimet e shpeshta cilësohen si shenj se Moska dhe Tokio janë të etura për ta zgjidhur mosmarrëveshjen që kanë dhe të nënshkruajnë një traktat paqeje për të cilin Bashkimi Sovjetik dhe Japonia kurrë nuk ia dolën ta negocionin.

Të dy vendet po ashtu janë duke diskutuar edhe për zhvillimin e përbashkët të peshkimit, turizmit dhe fushave tjera.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...