A e keni ditur se nuk ekzistojnë sytë e kaltër?!

PUBLIKUAR

Mjeku Paul Van Slembrouck pohon se nëse keni sy të kaltër apo të gjelbër, ato në të vërtetë nuk janë ngjyra. Ngjyrat e tyre janë strukturore, si rezultat i një procesi fizikë mjaft interesant.

Siç argumentoi Slembrouck, pjesa e ngjyrës së syrit është e ndarë në dy pjesë, – epiteli para syrit dhe stromës në prapavijë.

Epiteli është i përbërë nga dy shtresa të qelizave që përmbajnë pigmente të zeza dhe kafe, ndërsa e kundërta e saj, stroma është e bërë nga fibrat pa ngjyrë të kolagjenit.

Ndonjëherë në stroma gjendet një sasi e madhe e pigmentit të errët të melaninës, ndërsa ndonjëherë nuk ka aspak. Pikërisht kjo sasia e melaninës ndikon në ngjyrën e syve tanë, transmeton Telegrafi.

Shembull, në sytë ngjyrë kafe ka më shumë melaninë në stroma, e cila absorbon pjesën më të madhe të dritës që kalon nëpër shtresat e kolagjenit.

Sytë e gjelbër kanë më pak melaninë, kështu që më pak absorbon dritë. Kjo do të thotë se një pjesë e dritës nuk absorbohet, por në saje të ashtuquajturit “efektit tindalov” reflekton dhe e krijon ngjyrën e gjelbër.

Sytë më interesante janë ato ngjyrë të kaltër, të cilat përmbajnë shumë pak melaninë, kështu që pothuajse e gjithë drita që hyn në sy, reflektohet në atmosferë si rezultat i “efektit tindalov”.

Gjëja më interesante është se sytë e kaltër nuk kanë ngjyrë konstante, por kjo varet nga sasia e dritës në momentin kur ju e shikoni në sy personin me këtë lloj sysh.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...