Hajuni thërret mbledhje të Kuvendit Komunal për javën e ardhshme, kundërshton Rrustemi

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limni Hajnuni ka thirrur mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Sipas thirrjes, kjo mbledhje ka 15 pika të rendit të ditës, transmeton LipjaniNews

Ditë më herët, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Social-Demokrate e Kosovës,  kanë bërë të ditur se kanë ftuar mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës “Votëbesimi i kryesueses së KK -së të Lipjanit, thotë PDK-Lipjan”.

Lulzim Rrustemi nga PDK, tha përmes telefonit tha se sot, PDK-AAK dhe PSDK kanë bërë një shkresë MAPL-së ku sipas Rrustemit kanë njoftuar MAPL-në që para thirrjes së seancës nga Hajnuni ata kanë thirr mbledhje të jashtëzakonshme nga me vetëm një pikë të rendit të ditës, “Votëbesimi i kryesueses së KK -së të Lipjanit, sipas tij, pas mbajtjes së kësaj mbledhje që është thirrur nga PDK-AAK dhe PSDK, mund të vazhdohet me mbledhje të tjera.

Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit, tha për LipjaniNews se këto të tri parti nuk kanë bërë kërkesë për të thirr ndonjë mbledhje të jashtëzakonshme, por kanë  bërë direkt thirrje për mbledhje të jashtëzakonshme, dhe sipas Ahmetit kjo ka një dallim mes vete. /LipjaniNews.com/

kk

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...