Koreja e Veriut vazhdon kërcënimet ndaj SHBA’së

PUBLIKUAR

Në faqen zyrtare të internetit të Koresë së Veriut sot u paralajmëruar se Pheniani do ta fshijë Amerikën nga faqja e dheut nëse Uashingtoni fillon një luftë në gadishullin korena.

Kjo pasi të shtunën, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se forcat amerikane do të stërviten në ujërat në afërsi të gadishullit korean, transmeton lajmi.net

Besohet se Koreja e Veriut nuk posedon teknologjinë që do të mundësonte lëshimin e ndonjë rakete për të arritur në SHBA, por vetëm këtë muaj ata kanë kryer dy testime të raketave, raporton AFP.

Në disa editoriale që u shfaqën në revsitën zyrtare të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun u tha se vendi nuk ishte i frikësuar për ardhjen e Task Forcës amerikane.

“Kërcënime të tilla nuk mund të na frikësojnë. Kurrë nuk do të kenë sukses me Korenë e Veriut”, shkruan Rodogon sot.

Një ditë më parë u njoftuar se forcat revolucionare të Koresë së Veriut ishin gati të luftojnë me aeroplnambajtëset amerikane.

Retorika e ashpër nga Koreja e Veriut ashpërsohet kur SHBA dhe Koreja e Veriut mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, pasi që shihen si provokime për sulme.

Provokimi i radhës nga Koreja u llogarit pas shënimit të 85-vjetorit të themelimit të ushtrisë koreane të amrtën, ku u ekspozuan armatimet e rënda të Koresë.

Kurse SHBA ditë më parë ka deklaruar se për ata të gjitha opsionet janë në tavolinë, përfshirë edhe luftën./Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...