Mogherini i gëzohet fitores së Macron në Francë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka përshendëtur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Francë.

“Kur shoh flamurin e Francës dhe të BE-së, se si e mirëpresin rezultatin e Emmanuel Macron, kjo është shpresa dhe e ardhmja e brezit tonë”, ka thënë Mogherini në Twitter.

Voir les drapeaux de la et de l’ saluer le résultat de @emmanuelmacron, c’est l’espoir et le futur de notre génération

Sipas rezultateve zyrtare mga Ministria e brendshme franceze, kandidati centrist dhe proevropian, Emmanuel Macron, ka fitura 23.86% të votave. Kandidtja e dytë, Marine Le Pen, ka fituar 21.43% të votave. Le Pen njihet si kritikuese e ashpër e BE-së dhe ka paralajmëruar referendum për dalje nga BE, nëse ajo do të fitonte zgjedhjet, shkruan Gazeta Express.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh me 7 maj ndërsa sondazhet parashikojnë një fitore të lehte të Macron.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...