Afati i ruajtjes së vezëve të ziera varet nga ajo a janë të ziera pak apo shumë.
Vezët janë shumë të shijshme dhe racion ushqyes. Përmbajnë proteina dhe numër të madh vitaminash dhe mineralesh,prandaj mund të zëvendësojnë tërësisht mishin.
Janë lehtë të tretshme dhe kanë vlera kalorike relativisht të ulëta. Vezët mund të gatuhen në shumë mënyra,nga të cilat varet edhe tretshmëria, përkatësisht shfrytëzimi i vezëve: të ziera janë më të dobishme, ndërsa të fërguara humbin sasi të konsiderueshme të albuminave.
Për tretje më të lehtë është veza e zier, ndërkaq më e rënda veza e fërguar, transmeton Telegrafi.

Si ruhen vezët?
Vezët e freskëta në frigorifer mund të qëndrojnë katër deri në pesë javë. Lëvozhga është “linja e parë e mbrojtjes”, prandaj kushtoni kujdes të mos thyhen.


