Dega e PD-së në Lipjan e quan Aganin mashtrues

PUBLIKUAR

Dega e Partisë së Drejtësie në Lipjan ka bojkotuar punimet e Kuvendit, për shkak sipas tyre të imponimit të kandidati për kryetarë të degës, nga kreu i PD-së, Ferid Agani.

Sipas një komunikate të degës së PDK-së në Lipjan, kandidatura u imponua nga niveli qendror, respektivisht nga Ferid Agani, kështu  nuk u lejua kandidatura e kërkuar nga anëtarësia e PD-se në Lipjan, ku strukturat e PD-së propozuan për kryetar të degës, Kryetarin e nëndegës së PD-së në Lipjan z.Burim Budrimçaku, një afarist, intelektual dhe njeri ndër figurat e para në PD që nga viti 2004.

“Në shenjë pakënaqësie nga ndërhyrja e kreut të PD-së z.Agani, duke imponuar kandidat kukull, delegatet braktisën punimet e Kuvendit të gjithë, përjashtimisht atyre që kishin ardhur nga Prishtina dhe 7 vetave që mbetën brenda në sale”.

“Por tradita e mashtrimeve vazhdoj edhe mëtej në këtë kuvend, përkundër që delegatët braktisën kuvendin, ata përsëri e zgjodhën në mënyrë klandestine ish Kryetarin e Degës Xhavit Maholli, me 7 delegatët e mbetur”, ka thënë Petrit Buja Anëtar i Kryesisë së Degës së PD-së në Lipjan/

Ai i ka bërë publikisht  thirrje organeve të KKZ-së nënivelin lokal dhe KQZ-së në nivelin qendror që rastin e djeshëm të rishikohet dhe kurrsesi të mos njihet si kuvend për cilin ka argumente të mjaftueshme për manipulim nga krerët e saj.

Gjithsesi, ne si udhëheqje e anëtar të kryesisë së degës në Lipjan shumë shpejt do të dalim me ankes drejtuar organeve të KQZ-së për parregullsitë e mbrëmshme në kuvend./ Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...