Franca rritë sigurinë për zgjedhjet presidenciale pas sulmit në Paris

PUBLIKUAR

Franca thotë se ka rritur masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fundjavë, pas sulmit të së enjtes mbrëma, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

“Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment historik, i cili është fundamental për kombin tonë”, ka thënë kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, pas mbledhjes urgjente të kabinetit të sigurisë më 21 prill.

Cazeneuve tha se rreth 50 mijë policë dhe xhandarë do të ofrojnë siguri gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 prill, ndërkaq 7 mijë ushtarë gjithashtu do të patrullojnë.

Një person sulmoi policinë në Champs-Elysees gjatë 20 prillit, duke vrarë një polic dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Sulmuesi më pas u vra nga autoritetet e rendit.

Autoritetet thonë se kanë identifikuar sulmuesin por emri i tij nuk është bërë ende publik.

Media tkanë raportuar se sulmuesi është një francez 39-vjeçar, i cili jetonte në periferi të Parisit. Ai kishte qenë i njohur për shërbimet e sigurisë si radikal islamik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...