Partia e Drejtësisë fuqizon aktivitetin e saj në Lipjan

PUBLIKUAR

Partia e Drejtësisë fuqizon aktivitetin e saj në degën e Lipjanit me mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor me pjesëmarrjen e 75 delegatëve.

Në pajtim të plotë me Statutin e partisë si Kryetar i degës ne Lipjan u rizgjodhë asambleisti i PD-së në kuvendin komunal Xhavit Maholli, kryesia prej 13 anëtarëve dhe përfaqësuesit e degës në organet qendrore të partisë.

Në hapjen e kuvendit, nënkryetari i partisë dhe shefi i shtabit qendror zgjedhor të partisë Ardian Sejdiu tha se: “Ky kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor është rezultat i rrjedhave politike brenda PD-së, dhe padyshim është argument me vete që vërteton qëndrueshmërinë e PD-së pavarësisht sfidave.”

Ndërsa, i sapo rizgjedhuri kryetar i degës në Lipjan Xhavit Meholli, cili falënderoi të gjithë delegatët për ri-besimin e dhënë duke u zotuar se së pari para Zotit të Madhërishëm e pastaj para jush, se angazhimi im në realizimin e objektivave tona do të jetë i pakursyer.

“Synimi ynë për të ardhmen është përfaqësimi më i madh në asamble dhe atë së paku tre asambleist ku do të konkretizohej me marrjen e përgjegjësive të reja konkretisht në udhëheqje të drejtorive komunale. Rrugëtimi ynë nuk do të nisë nesër, ky rrugëtim ka filluar qysh kaherë, ne vetëm se do të vazhdojmë ta trasojmë atë së bashku me ju të nderuar delegatë”, u shpreh kryetari Maholli.

Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe Kryetari i partisë Dr. Ferid Agani i cili në fjalën e tij theksoi se Partia e Drejtësisë është bastion i palëkundshëm i vlerave autoktone politike të qytetarëve të Kosovës me identitet të etabluar kombëtar, shpirtëror dhe Europian, dhe digë e pakapërcyeshme për përpjekjet ekstremiste politike mbi bazën nacionaliste ose fetare.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...