Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka vizituar “Sindikatën e arsimit” në Lipjan, siq shkruan ai po ashtu ka dhuruar edhe llaptop dhe një printer për këtë sindikatë.
“Uroj që ashtu si unë, secili nga ju, me nder e krenari t’i përkrahë çdoherë ata që ishin çdo herë pranë nesh, si prindër të dytë..”, shkruan Pacolli, transmeton LipjaniNews
Postimi i plotë i tij…
Të dashur vendas dhe gjithë shqiptarët kudo që jeni
Sot, pata nderin që të jem në mesin e atyre që çdo ditë na mësojnë dhe edukojnë brez pas brezi.Isha në mesin e atyre që nuk u ndalen kurrë për t’i sjell dritë këtij vendi, madje as në kohë lufte..
Për punën e tyre të palodhshme, unë sot iu dërgova dhuratë një laptop dhe një printer që sado pak t’ua lehtësoj punët “Sindikatës së arsimit” të qytetit tim, të qytetit tuaj – Lipjanit.
Uroj që ashtu si unë, secili nga ju, me nder e krenari t’i përkrahë çdoherë ata që ishin çdo herë pranë nesh, si prindër të dytë..
Shumë respekt për mësuesit tanë, krenarinë e kombit tonë!


