Ushtrime të jashtëzakonshme me municione të gjalla të ushtrisë amerikane dhe rumune

PUBLIKUAR

Qindra trupa të ushtrisë amerikane dhe asaj rumune i kanë bashkuar forcat sot për të kryer ushtrime të jashtëzakonshme me municione të gjalla. Ushtrimet janë kryer me tanke dhe aeroplanë luftarakë në operacionin e quajtur “Gatishmëria e Atlantikut”.

Ushtrimi ka pasur për qëllim zbutjen e shqetësimeve në Evropën Lindore për shkak të një Rusie me sjellje luftëdashëse, transmeton Express.

Gjenerali John L. Gronsky, i cili është zëvendës/komandant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare, ka thënë sot se ushtrimet e sotme janë demonstrim i gatishmërisë së Rumanisë dhe Shteteve të Bashkuara për të luftuar krah për krah për të mbrojtur lirinë e tyre nëse është e nevojshme.

“Prezenca e SHBA-së në rajon ka të bëjë krejtësisht me frenimin e kundërshtarëve.. për ndërtimin e gatishmërisë dhe përmirësimin e gatishmërisë dhe për të dëshmuar lirinë e lëvizjes nëpër Evropë,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...