OKB: Rusia bllokon rezolutën për Korenë e Veriut

PUBLIKUAR

Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga SHBA-ja.

Propozim-deklarata do të kërkonte nga Koreja e Veriut që “të mos kryejë më teste bërthamore” dhe të ndalojë lëshimin e raketave.

Phenjani, në fundjavë, ka bërë një provë të dështuar raketore.

Rusia tha se deklarata duhej të përfshinte nevojën e arritjes së një zgjidhjeje përmes dialogut.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, kohëve të fundit, pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja, raporton Evropa e Lirë.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë SHBA-në

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...