“Zonja Vdekje”: Njihuni me snajperisten më të rrezikshme, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte vrarë 309 nazistë (Foto)

PUBLIKUAR

Disa fotografi me ngjyra janë shfaqur në internet ku shihet snajperistja më e rrezikshme ruse e njohur si “Zonja Vdekje”, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte vrarë 309 nazistë.

Këto fotografi të luftëtares ruse janë rikthyer “në jetë” nga përkthyesja Olga Shirnina nga Moska e Rusisë, ku në fotot e saj shihet kjo snajperiste duke postuar me pushkë në dorë, transmeton Telegrafi.

Në këto fotografi portretizohet Lyudmila Pavlichenko, që konsiderohet snajperistja më e rrezikshme  dhe njëherit më e suksesshme në historinë e ushtrisë ruse.

Ajo njihej me nofkën “Zonja Vdekje” për faktin se kishte vrarë mbi 300 nazistë, dhe pozonte me krenari me armën e saj të preferuar.

Pavlichenko gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte qenë makthi i nazistëve, pasi raportohet se ajo ka vrarë 309 ushtarë dhe oficerë të lartë të ushtrisë së Adolf Hitlerit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...