Korea e Veriut kërcënon keq SHBA-në: Do t’ju përgjigjemi me sulme bërthamore

PUBLIKUAR

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song- ryol në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, ka paralajmëruar SHBA-të në rast të marrjes së ndonjë mase ushtarake ndaj tyre.

Han Song ka thënë se gjendja aktuale e përparimit teknologjik të programit të armëve të Koresë së Veriut ka rëndësi të thellë në botën e jashtme e në veçanti për fqinjët e saj, njofton Klan Kosova.

Por, Song shton se nëse SHBA-të vazhdojnë me opsionin e tyre siç e ka quajtur ai” të pamatur të përdorimit të ushtrisë, Koreja e Veriut di si të përgjigjet”.

“Nëse SHBA shkel mbi sovranitetin tonë, atëherë kjo do të provokojë reagimin tonë të menjëhershëm kundër saj, madje, në qoftë se ajo është duke planifikuar një sulm ushtarak kundër nesh, ne do të reagojnë me sulme ushtarake bërthamore, parandaluese në metodat e stilit tonë’’ është shprehur Zëvendës ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song-ryol

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...