Koka dhemb prej tabletave

PUBLIKUAR

Pothuajse gjysma e pacientëve që u drejtohen mjekëve për shërimin e dhimbjeve të kokës, vuajnë nga e ashtuquajtura kokëdhimbje analgjetike, që shkaktohen nga ilaçet.

Kjo është lloji i tretë i kokëdhimbjeve, pas atyre tensionale dhe migrenës dhe vlerësohet se rreth 2% e popullatës në botë vuajnë nga ky lloj i dhimbjeve të kokës.

Edhe pse shpesh janë të pranishme, është e vështirë të bëhet diagnostikimi i tyre, transmeton Telegrafi.

Vetëm në njëzet vjetët e fundit shkencëtarët dhe mjekët ia dolën ta vërtetojnë se kokëdhimbjet e përditshme kronike vijnë si rezultat i përdorimit të shpeshtë të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Sipas mjekëve, është mjaft paradoksale se si ilaçet, që në fakt duhet ta ndalin apo ta zbutin dhimbjen, shkaktojnë efektin krejt të kundërt.

Marrja e analgjetikëve, 15 apo më shumë ditë brenda një muaji, mund të shkaktojë këtë kokëdhimbje, derisa analgjetikët e kombinuar mund të shkaktojnë dhimbjen.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...