Koreja e Veriut kërcënon me lëshim të përjavshëm të raketave

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut do të vazhdojë të testojë raketa, përkundër kundërshtimeve ndërkombëtare dhe përkundër rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.

“Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol, përcjell Gazeta Express.

 

Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak.

Më parë, nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar Korenë e Veriut që të mos e provokojë SHBA’në.

Ai ka thënë se “epoka e durimit strategjik” me Korenë e Veriut ka përfunduar.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...