Në Komunën e Lipjanit po vazhdon njollosja e emërtimeve të rrugëve, LipjaniNews kishe raportuar për njollosje të këtyre tabelave në Banullë, Ribar të Madh dhe disa fshatra të tjera.
Kjo vije si pasoj e pakënaqësie ndaj individëve të ndryshme, që nuk kanë pranuar tu vihet emrat e personave të caktuar.
“Konkretisht po behën më tepër se dy muaj kur janë fshirë emrat në tabelat e rrugëve në rrugët Sadri Duhla, Zekë Luma e Nezë Buja”, tha një banor.
“Që të tre kanë qenë luftëtarë të NDSH-së e që janë likuiduar në mënyra të ndryshme nga sllavo-komunistet serbë në vitet 1949-1950”, tha A.B për LipjaniNews/



