Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkruar sot në rrjetin social “Twitter” se nuk dëshiron ta quajë Kinën manipuluese të monedhës, sepse ajo po i ndihmon Amerikës rreth problemit me Korenë Veriore.
Trump kohë më parë e ka quajtur Kinën manipuluese të monedhës, por e ka ndryshuar mendimin qëkur u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, javë më parë, transmeton Express.
“Pse duhet ta quaj Kinën manipuluese të mëndeshës kur ata po punojnë me ne rreth problemit me Korenë Veriore? Do të shohim se çfarë ndodh!”, k shkruar Trump./Express/


