A janë këto armët që Kim Jong-un do të përdorë për të ‘asgjësuar’ Perëndimin? (Foto)

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut zbuloi raketat e reja balistike gjatë një shfaqje të ushtrisë së vendit, pasi Kim Jong-Un paralajmëroi për një sulm “asgjësues” nëse SHBA-të provojnë ta sulmojnë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raketat balistike interkontinentale (ICBM), të cilat siç pretendon Pheniani mund të udhëtojnë mijëra milje, kanë rritur shqetësimet se shteti i fshehtë po përgatitet për një sulm të mundshëm në Uashington, pasi ato parakaluan gjatë ditës së festimeve të “Ditës së Diellit”.

Kim i gëzuar, i veshur me një kostum të stilit perëndimor në Sheshin Kim Il-sung, përshëndeti formacionet e ushtarëve për të festuar 105-vjetorin e lindjes së gjyshit të tij.

Raketat balistike me nisje nga nëndetësja gjithashtu ishin në mesin e pajisjeve ushtarake të shfaqura për herë të parë, duke treguar një aftësi në përmirësimin teknologjik që mund ta ndihmojnë atë për të shmangur sistemet e anti-raketave.

Kim ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për siç ka thënë “provokimin e kombit të tij drejt një konflikti të armatosur me disa lëvizje agresive në rritje”, pas vendosjes së aseteve strategjike ushtarake në rajon.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...