Del në shitje Aston Martin më i rrallë ndonjëherë (Foto)

PUBLIKUAR

Ky Aston Martin në shikim të parë duket si çdo Vanquish Volante, mirëpo është i vetmi që u bazua në barkën me shpejtësi të lartë

Struktura e pjesës së poshtme dhe disa përfundime të makinës, janë të bëra duke imituar lundrën, të cilën kompani britanike e ka punuar me Quintessence Yachts, transmeton Telegrafi.

Modeli AM37 ka forma unike, ndërsa pas tij nuk është prodhuar asnjë tjetër, megjithëse ishte konsideruar së paku një edicion i limituar.

Sidoqoftë, kjo Volante është në dispozicion dhe po kërkon pronar, mirëpo për të duhet të paguhen 295 mijë dollarë.

Në anën tjetër, pjesa nën kapak nuk dallon shumë nga linja Vanquish, duke pasur 568 kuajfuqi, që i mundësojnë të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për katër sekonda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...