Shifra shqetësuese të braktisjes së fëmijëve në Lipjan

PUBLIKUAR

Braktisja e fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetet një problem shqetësues që është në rritje. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Agjencia e Statistikave e Kosovës në gjithë vitin e kaluar në Kosovë u braktisën 41 fëmijë, shkruan Gazeta Express.

Numri më i madh i fëmijëve të braktisur është shënuar në tremujorin e tretë me gjithsej 13 fëmijë të braktisur gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që komunat në të cilat ka pasur më së shumti braktisje të fëmijëve janë ajo e Gjilanit dhe e Prishtinës.

Në dy këto komuna veç për një vit janë braktisur nga 6 fëmijë, Ferizaj 4 fëmijë si dhe Vushtrri, Gjakovë, Podujevë, Skenderaj nga 3 fëmijë janë braktisur.

Shumica e këtyre fëmijëve të braktisur janë meshkuj. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...