Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e kompanisë Tetra Tech (USAID) të prirë nga Kathy Stermer me bashkëpunëtorë, me të cilët ka diskutuar nevojat e Komunës së Lipjanit dhe fushat për investime nga USAIDI.
Në këtë rast, Kryetari Ahmeti ka njoftuar të pranishmit lidhur me nevojën për përkrhaje financiare nga USAIDI në fushën e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Menaxhimin e ujërave të Zeza dhe hartimin e projektit për ndërtimin e ngrohtorës së qytetit të Lipjanit e projekte të tjera që janë mëse të nevojshme për qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Siq njoftoi Komuna, nga ana tjetër përfaqëseset e Tetra Tech kanë çmuar lartë punën e deritanishme të udhëheqjes së Kryetarit Ahmeti në përkrahjen e bizneseve të Lipjanit përmes heqjes së taksës komunale për ushtrimin e veprimtasrisë afariste, menaxhimin e mirë financiar dhe rritjen e të hyrave vetanake, në të njejtën kohë ata kanë premtuar përkrahje dhe bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Lipjanit.


