Për ta shmangur Alzheimerin, mendoni para se të hani

PUBLIKUAR

Dietat e dizajnuara për përmirësimin e shëndetit të trurit, që dizajnohen kryesisht për personat e moshës së mesme dhe të vjetër, janë të reja dhe të vlefshme në fushën e nutricionit.

Versioni i fundit i këtyre dietave është “Canadian Brain Health Food Guide”, i krijuar nga shkencëtarët e Torontos, si dhe një dietë tjetër e quajtur “MIND”, e cila vjen nga ekspertët e Universitetit Rush në Çikago, transmeton Telegrafi.

Që të dy këto dieta janë të përpiluara duke u bazuar në hulumtime të ndryshme të cilat sugjerojnë se vlera të caktuara ushqyese – shumica prej tyre gjenden në pemë, perime, peshq, etj. – ju ndihmojnë t’i mbroni qelizat e trurit dhe ta luftoni inflamacionin.

Versioni kanadez – i njëjtë me dietën Mesdhetare por i adaptuar me shprehitë ngrënëse të Perëndimit – është i ndërlidhur me një reduktim prej 36 për qind në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Dieta e dytë, pra dieta “MIND”, besohet se e ulë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit deri në 53 për qind.

Këto dy dieta rekomandojnë të ushqeheni me perime çdo ditë, të hani peshk deri në tri herë në javë, të rrisni konsumimin e frutave, etj.

Shkencëtarët kanë theksuar se duhet të bëhen më shumë hulumtime dhe përmirësime në këtë studim, por e qartësojnë se dieta e dobët e rritë rrezikun e zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut, të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, obezitetit, etj.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...