Nazim Gashi është emëruar Drejtor i Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Lipjan.
LipjaniNews mëson se vendimi për të është marr qysh të premtën, dhe Gashi sot ka filluar punën.
“Profesioni im i më hershëm ka qenë teolog, dhe vazhdon të jetë i tillë, sot është dita e parë e punës”, tha Gashi.
Ai më tej shtoi se, “Unë vij prej radhës së Partisë së Drejtësisë, realisht në një marrëveshje mbështetje me Kryetarin Ahmeti, nuk kemi pas koalicion, por kemi mbështetë në procese, Partia Drejtësisë ka luajt rolin e vetë, në momentet e caktuara kemi jep vlerësimet tona kemi jep konstruksionet tona, kemi jep edhe propozime direkte, ka evoluar situata deri këtë moment deri sa neve të na takoj udhëheqja e kësaj drejtorie”, tha ai për LipjaniNews.



