Problemet e tinejxherëve që nuk ua thonë prindërve

PUBLIKUAR

Problemet e tinejxherëve nuk janë të parëndësishme dhe nuk duhet t’i merrni si të mirëqena. Kurrë nuk mund të jeni të sigurt se çfarë mendon saktësisht fëmija juaj tinejxher, në veçanti kur bëhet fjalë për tema të ndjeshme si stresi, shkolla dhe seksi. Ne do të përpiqemi t’ju ndihmojmë me disa këshilla.

Nuk është çudi që në shumicën e rasteve nuk e dini se çfarë mendojnë fëmijët tuaj në pubertet, sepse në shumicën e rasteve kur ju u drejtoheni ose mbyllen në dhomë ose i rrotullojnë sytë, transmeton Telegrafi.

Është kryer hulumtimi ku pedagogët kanë pyetur tinejxherët çfarë do të dëshironin që të mund të ndanin me prindërit e tyre. Ja edhe lista e përgjigjeve më të shpeshta, se cilat janë këto probleme të adoleshentëve që fëmijët nuk dëshirojnë t’i ndajnë me prindër.

Në vendin e parë është gjetur përgjigjja “kam nevojë për privatësi”. Hulumtimet kanë treguar që privatësia është e para në listën e problemeve të adoleshenteve, por fëmijët kryesisht heshtin për këtë për shkak të reaksionit të mundshëm të prindërve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...