Shijojini, por me kujdes: Pemët që përmbajnë më së shumti sheqer

PUBLIKUAR

Me siguri nuk keni imagjinuar se sa sheqer fusni në organizëm derisa hani pemë.

Frutat janë një grup ushqimor që mund t’i bëjë konfuzë ata që hanë ushqime me pak karbohidrate apo diabetikët.

Ato nuk kanë sheqer artificial të shtuar, por, megjithatë, ju duhet të keni një ide të qartë të sasisë së sheqerit që e merrni kur i konsumoni këto pemë.

Vlerat e mrekullueshme ushqyese dhe kurative të frutave kanë një kusht të vetëm: “t’i hash në masën e duhur”, transmeton Telegrafi.

Qershia aziatike
Kjo pemë ekzotike me 29 g sheqer për filxhan është ‘bombë’ e vërtet. Por, nëse e konsumoni në sasi të matur, do ta fitoni një dozë më se të mjaftueshme të kalciumit. Kur kjo pemë përgatitet për ushqim, duhet të prehet korja me thikë dhe, atëherë është lehtë të qërohet me gishtërinj, transmeton Telegrafi.

Fiku
Fiku me arsye konsiderohet pemë luksoze – një filxhan i vogël me fiq të freskët përmban të njëjtën sasi sheqeri sa edhe një çokollatë e vogël. Rreth 85 gramë fik përmbajnë 13.8 gramë sheqer dhe 62 kalori. Mirëpo, për dallim nga ëmbëlsirat, fiku gjithashtu është e pasur me fibra dhe kalium.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...