Hassan Rouhani dhe Vladimir Putin e dënojnë agresionin e SHBA-së në Siri

PUBLIKUAR

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Iranit, Hassan Rouhani, janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se veprimet agresive të SHBA-së kundër Sirisë ishin të palejueshme dhe se i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, ka thënë Kremlini në një komunikatë.

Të dy liderët, po ashtu, kanë bërë thirrje për një hetim ndaj incidentit me armë kimike në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, transmeton Express.

Ata kanë shtuar se janë të gatshëm që ta thellojnë bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit.

Kremlini ka thënë se biseda telefonike u bë me iniciativë të Iranit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...