Sekretari i Shtetit i SHBA-së dhe ministri i Jashtëm i Rusisë diskutojnë për Sirinë përmes telefonit

PUBLIKUAR

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kanë diskutuar mbrëmë përmes telefonit për situatën në Siri, pas sulmit ajror amerikan ndaj bazës ajrore siriane, njofton Ministria e Jashtme e Rusisë.

Lavrov ka theksuar se sulmi ndaj një vendi qeveria e të cilit e lufton terrorizmin vetëm sa i ndihmon terroristëve, krijon kërcënime shtesë ndaj sigurisë rajonale dhe globale, transmeton Express.

Ai thuhet t’i ketë thënë Tillersonit se  pohimet se ushtria siriane përdori armë kimike në provincën Idlib më 4 prill, nuk përkojnë me realitetin.

Raportohet se të dytë janë pajtuar për të vazhduar diskutimet për Sirinë në një takim personal. TIllerson pritet ta vizitojnë Moskën javën që vjen

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...