BIK shpall organizimin e Haxhit, pagesa – 3400 euro secili, deri më tani 10 Haxhinj nga Lipjani

PUBLIKUAR

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës ka shpallur organizimin e Haxhit për të gjithë besimtarët islam që janë të interesuar për kryerjen e këtij kushti të pestë të Islamit.


Udhëtimi për në haxhillëk këtë vit do të organizohet vetëm me Aeroplan.
Aranzhmani i Haxhit me Aeroplan është paraparë 3.400 € euro(tremijë e katërqind euro), për një person.
Në aranzhmanin e Haxhit janë përfshirë të gjitha shpenzimet e nevojshme lidhur me haxhillëkun, si në vend ashtu edhe në Arabinë Saudite, duke përfshirë udhëtimin, ushqimin dhe kurbanin, kështu që të gjithë haxhinjët do ta kryejnë haxhin Temettu- me kurban. Ndaj të gjitha shpenzimet janë të kryera, njofoti BIK
“Ju njoftojmë gjithashtu se këtë vit regjistri i Haxhinjëve do të mbyllet dukshëm më herët se vitet e kaluara, gjegjësisht deri më 03.07.2017.
Personat e interesuar për Haxhillëk duhet ti kenë të gatshme këto dokumente:
1. PASAPORTA BIOMETRIKE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. DY FOTO TË FORMATIT TË PASAPORTËS
Për informata më të hollësishme lajmëroni në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë”.
E lusim Allahun xh.sh. që të gjithëve t’ua bëjë të mundur kryerjen e këtij obligimi.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...