Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka mirëpritur Ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharkun ku së bashku kanë vizituar punimet e ndërtimit të rrugës Sllovi-Smallushë -Gadime në të cilën ka filluar edhe asfaltimi i saj.
Kryetari Ahmeti dhe Ministri Zharku, kanë uruar banorët për rrugën e re, duke e cilësuar këtë projekt tejet të rëndësishëm e cila jo vetëm që e bënë lidhjen e këtyre fshatrave, por është një infrastrukturë shumë më e mirë e cila krijon një bazë për zhvillim ekonomik më të mirë për punimin e këtyre tokave dhe zhvillimin e bujqësisë, kanë potencuar Kryetari Ahmeti dhe Ministri Zharku, njoftoi Komuna
Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës me një gjatësi prej 5 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 439 916 54


