Kryetari Ahmeti diskuton për ndarjen e subvencioneve me përfaqësuesit e Klubeve Sportive

PUBLIKUAR

Me qëllim që ndarja e subvencioneve për Klubet Sportive të jetë sa më transparent, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot në sallën e Kuvendit Komunal ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Klubeve Sportive të komunës së Lipjanit. Kryetari Ahmeti tha se Komuna e ka të pa mundur që të përballoj të gjitha kërkesat që janë adresuar në Komunë nga Klubet Sportive, sepse buxheti për subvencionim të sportit është i pa mjaftueshëm.

Prandaj, ai i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit për të diskutuar për gjendjen reale dhe që bashkarisht të gjejnë një formë për të përkrahur realizimin e kërkesave të adresuara nga Klubet e Sportit, njoftoi Komuna. Kërkesat e Klubeve Sportive u lexuan para të pranishmëve në mënyrë që të njoftohen të gjithë përfaqësuesit e klubeve me nevojat financiare dhe me shumën e mjeteve financiare që Komuna ka në dispozicion për sportin. Në vazhdim pas debateve dhe diskutimeve të shumëta vetë përfaqësuesit e klubeve me votim unanim u pajtuan për shumat financiare që do t’i propozohen Kuvendit Komunal për çdo klub sportiv.

Përveq shumës së mjeteve të parapara për subvencione për sport, kryetari Ahmeti shprehu gatishmërinë të shtoj shumën e mjeteve për mbështetje të sportit edhe nga subvencionet e parapara nga zyra e kryetarit.

Vetë përfaqësuesit e klubeve sportive që prezentuan sot në këtë takim, shprehën admirim me transparencën dhe mundësinë që sot patën të marrin pjesë në vendim-marrjen për subvencionimin e aktiviteteve sportive.

17800247_1470604099618064_6378257246074512459_n

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...