Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, pas sulmeve ajrore të SHBA-së në Siri ka mbajtur një takim në Këshill të Sigurimit në Rusi për të diskutuar reagimin rus
“Pjesëmarrësit shprehën shqetësim të thellë në pasojat e pashmangshme negative të këtyre veprimeve agresive për përpjekje të përbashkëta për të luftuar terrorizmin”, ka thënë zëdhënësi Dmitry Peskov, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se Këshilli i Sigurimit gjithashtu shprehu keqardhjen në dëm të sulmeve që i bëri Amerika dhe për marrëdhëniet ruso-amerikane.
Peskov thotë se në takim u diskutua për mënyrat e vazhdimit të operacioneve ajrore ruse në Siri për t’i dhënë mbështetje ushtrisë së Assadit.


