Britania dhe Australia mbështesin sulmet ajrore të SHBA’së në Siri

PUBLIKUAR

Një zëdhënëse e Britanisë së Madhe dhe kryeministri i Australisë mbështesin sulmet ajrore që SHBA’ja i ka filluar në Siri kundër bazës ushtarake siriane. Presidenti i SHBA’së Donald Trump ka dhënë urdhër të premten të lëshohen 56 raketa drejtë Sirisë

Zëdhënësja e Britanisë së Madhe ka thënë se Britania, gjithashtu mbështetë veprimin e SHBA’së kundër Sirisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është përgjigjja e përshtatshme. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet plotësisht veprimin e SHBA, për të cilën ne besojmë se ishte një përgjigje e përshtatshme pas sulmit me armë kimike që e nisi regjimi sirian”, ka thënë zëdhënësja britanike.

Gjithashtu, në mbështetje këtij sulmi ajror i doli edhe Kryeministri i Australisë, Gareth Hutchens.

Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull ka thënë se ai “mbështet fort” sulmin ushtarak amerikan në pistën ajrore al-Shayrat të Sirisë, duke e quajtur atë një sulm i kalibruar, përgjigje proporcionale dhe në shënjestër të “krimit tronditës të luftës” së regjimit sirian.

Në një konferencë të veçantë, të mbledhur për shtyp në Sydney të premten, Turnbull ka thënë “ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në këtë veprim të shpejtë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...