Aktivistët sirianë njoftojnë se ISIS-i i ka vrarë 33 djem të rinj në lindje të Sirisë, afër kufirit me Irakun.
Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër njofton se anëtarët e ISIS-it i kanë prerë në fyt burrat të moshës 18 dhe 25 vjeçe, afër qytetit Mayadeen, transmeton Express.
Sipas këtij grupi, nuk është e qartë se kush ishin djemtë dhe nëse ata ishin trupa sirianë apo rebelë.
ISIS ka kryer sulme të ngjashme në Siri këtë vit.


