Tillerson, më 11 prill në Moskë

PUBLIKUAR

Duket se Uashingtoni dhe Moska i kanë pasur seriozisht angazhimet e tyre për shkrirjen e akujve.

Kjo, pasi sekretari i Shtetit, Rex Tillerson do të vizitojë Rusinë më 11 dhe 12 prillin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse për agjencinë e lajmeve “Tass”.

“Në datat 11 dhe 12 prill, sekretari amerikan i Shtetit do të kryejë një vizitë pune në Moskë”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Kjo është vizita e parë në Moskë e shefit të diplomacisë amerikane të administratës Trump, përcjell tch.

Tillerson do të takohet me homologun rus Sergei Lavrov dhe siç njofton ministria, Lavrov do të ngrejë çështjen e qytetarëve rusë të arrestuar nga shërbimet sekrete amerikane në vende të treta.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...