Inspektorati nuk gjen shkelje në Burgun e Lipjanit në rastin Makolli

PUBLIKUAR

Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka kryer një inspektim në Qendrën Korrektuese të Lipjanit pas rastit të vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli.

Merret vesh se pas këtij inspektimi është përgatitur një raport, i cili i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe ShKK-së.

 

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë për kallxo.com se raporti ka dalë pozitiv dhe se nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.

“Sa i përket procedurave të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë respektuar të gjitha. Çka do të thotë se (të paraburgosurit të ndjerë) i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Paraburgimit kur i është përkeqësuar gjendja. Raporti i Inspektoratit ka qenë pozitiv, nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore”, tha Zogaj.

46-vjeçari Naser Makolli vdiq të hënën pasdite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan ku ishte dërguar pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Vdekja e Makollit rindezi debatin rreth vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pasi që Naser Makolli ishte njeriu i parë që e gjeti aktivistin e Vetëvendosjes pa shenja jete në qelinë e tij.

Trupit të Makollit i është bërë autopsia dhe rezultatet nuk priten të publikohen para përfundimit të kësaj jave ose fillimit të javës së ardhshme.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...