Rusia dhe Perëndimi janë përleshur për konfliktin në Siri, më konkretisht për sulmin e fundit kimik në provincën veriore të Sirisë, Idlib.
Rusia vazhdimisht ka pohuar se sulmi u krye nga armët e rebelëve në atë vend, por zyrtarë të Perëndimit e kanë hedhur poshtë pohimin e Moskës, transmeton Express.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, një komandant i rebelëve dhe një ekspert i armëve, që të gjithë kanë thënë se provat tregojnë se sulmi u krye nga forcat qeveritare siriane.
Damasku e mohon se forcat e saj kryen sulm kimik ndaj civilëve.
Kjo çështje e ka hedhë në hije konferencën për Sirinë që po mbahet në Bruksel.
Shtatëdhjetë vende donatore janë duke i diskutuar përpjekjet për t’i ofruar ndihmë vendit të shkatërruar nga lufta.
Në sulmin e djeshëm kimik u vranë 72 persona, përfshirë 20 fëmijë./Express/


