Shkencëtarët kanë arritur një zbulim të ri: mushkëritë nuk shërbejnë vetëm për frymëmarrje!

PUBLIKUAR

Tashmë një kohë të gjatë është supozuar që shumica e trombociteve prodhohen në palcën kurrizore, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël prodhohet në mushkëri.

Ekspertët e Universitetit të San-Franciskos kanë zbuluar, duke studiuar mushkëritë e minjve, rolin tërësisht të ri të cilin e kanë mushkëritë, transmeton Telegrafi.

Duke përdorur kamerën mikroskopike në mushkëri të miut të gjallë, kanë zbuluar që mushkëritë prodhojnë gjak, madje prodhojnë më shumë se gjysmën e trombociteve, rruazave të gjakut të rëndësishme për koagulimin e gjakut.

Mushkëritë janë vend i qelizave amë të cilat u dalin në ndihmë kur rezervat e trombociteve në palcën kurrizore zvogëlohen”, shpjegon udhëheqësi i hulumtimit, pulmologu Mark R. Looney.

”Mushkëritë do të mund të kenë rolin kyç në prodhimin e gjakut edhe te njerëzit”, thonë ekspertët.

Shkencëtarët kanë studiuar interaksionin midis përbërjes imunologjike dhe trombociteve qarkulluese në mushkëri dhe kanë zbuluar qeliza në numër të madh në enët e gjakut të mushkërive.

Kjo ka çuar në zbulimin që më shumë se gjysma e trombociteve të përgjithshme prodhohen në mushkëri të minjve, jo në palcën kurrizore, siç është konsideruar deri tani.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...