Lipjan, i akuzuari mohon se ai shtiu në dasmë

PUBLIKUAR

Xheladin Olluri akuzohet se shtiu me armë gjatë një ahengu në një restorant, ku kishte shumë persona.

I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, Xheladin Olluri mohoi se ai ka gjuajtur me revole gjatë një dasme në restorantin “Blinaja” në Torinë të Lipjanit.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 korrik 2013.

Në seancën e sotme, i akuzuari tha se nuk ndihet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë.

“Revolja që e gjeti Policia ishte false. Dhe, unë nuk kam gjuajtur me armë dhe ka dëshmitar që dikush tjetër ka gjuajtur”, tha i akuzuari në seancën fillestare.

Në bazë të aktakuzës, Xheladin Olluri me këto veprime ka kryer dy vepra penale: Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues i dha të akuzuarit tetë ditë afat për kundërshtim të provave dhe për kërkesën për hedhje të aktakuzës. Kallxo.com/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...