E tmerrshme: Momenti kur ISIS qëllon me snajper gruan që po merrte ujë pranë një makine qeveritare (Foto)

PUBLIKUAR

Një grua në Irak u qëllua për vdekje me snajper nga ISIS, pasi po merrte një shishe ujë pranë një makine qeveritare.

Fotografitë shokuese tregojnë viktimën në momentin kur qëllohet për vdekje menjëherë pasi mori një shishe me ujë në pjesën e prapme të një kamioni.

Imazhet janë publikuar në Twitter nga ushtria irakiane, ndërsa nuk dihet se kur janë marrë ato.

Ushtria irakiane ka pohuar se veprimi i grupit terrorist është ndërmarrë në përpjekje për të mbrojtur kalanë e Mosulit nga avancimi i mëtejshëm i ushtrisë irakiane.

Anëtarët e njësisë famëkeqe al-Khansaa thuhet se kanë qenë të vendosur në ndërtesa të larta në dhe rreth qytetit të shkatërruar nga lufta.

ISIS ka përdorur taktika gjithnjë e më të dëshpëruara në përpjekje për të mbrojtur Mosulin, streha e saj e fundit e madhe në Irak.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...