Aleksandar Vuçiq president i Serbisë

PUBLIKUAR

Agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke u thirrur në rezultatet preliminre, ka njoftuar se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Edhe agjencia e lajmeve italiane ANSA, duke u thirrur në të dhënat prelimianare të Ispos, ka dhënë lajmin për fitoren e Vuçiqit, raporton agjencia  serbe “Tanjug”, transmeton Telegrafi.

Sipas organizatës për monitorimin e zgjedhjeve CESID, Vuçiq ka fituar më shumë se 50% të votave.

Aktualisht, pas 77% të votave të numëruara, Vuçiq ka 55.9% të votave. CESID thotë se deri në fund të numërimit kjo përqindje do të zvogëlohet, por jo aq sa të bie nën 50%.

I dyti është Sasha Jankoviq, ish-Avokati i Popullit, me 15.4%, kurse i treti Luka Maksimoviq – “Beli Preletaçeviq” (kandidati sarkastik) me 9.4%, ndërsa i katërti Vuk Jeremiq me 5.8%

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...