Dhjetë arsyet pse zgjedhjet e Serbisë në Kosovë do të duhej të ndaloheshin

PUBLIKUAR

Nga Adnan Rrustemi…

1. Me këto zgjedhje, Kosova po trajtohet jo vetëm formalisht ( me Kushtetutë) pjesë e Serbisë, por edhe efektivisht. Ndërsa, Qeveria e Kosovës me miratimin e tyre po e përligjë dhe legjitimon këtë pretendim të Serbisë;
2. Serbët e Kosovës nuk po votojnë si votues serbë jashtë vendit, por pikërisht si votues brenda Serbisë ( Serbë ka edhe në shtete tjera të botës e rajonit, por Serbia në asnjërin nga këto vende nuk ka hapur vendvotime, madje as në “ Republika Srpska”);
3. Këto zgjedhje shumë më shumë se sa për votën e serbëve flasin për ushtrim efektiv të sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën;
4. Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së Kosovës për të mashtruar opinion, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Atë e demanton ndër tjerash edhe udhëzimi i KQZ-së së Serbisë, akti i të cilit po zbatohet në këtë rast;
5. Qeveria po manipulon opinionin publik, duke synuar në radhë të parë, që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë të kalojë pa u vërejtur, si dhe zhvendosjen e vëmendjes nga pyetja thelbësore se a duhet të lejohen që të mbahen apo jo, në çështjen se kush do t’i organizojë ato. Me gjithë rëndësinë që ka organizatori i këtyre zgjedhjeve dhe duket sheshit që organizimi do të bëhet nga institucionet e Serbisë, shqetësues mbetet fakti i mbajtjes së tyre dhe cenimi i rëndë i integritetit shtetëror;
6. Roli i OSBE-së është i kufizuar vetëm në kamuflimin e pranisë së strukturave të Serbisë në organizimin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet atje po i organizon Komisioni Republikan i Serbisë. Ndërsa, vetëm bartjen e materialit nga QV-të deri në pikat kufitare do ta përcjellë OSBE;
7. OSBE nuk e njehë Kosovën, madje nga ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në këtë organizatë, OSBE në asnjë rast dhe për asnjë çështje nuk hyn në raporte kontraktuale me asnjë institucion të Republikës së Kosovës ( Le ta publikon Qeveria e Kosovës marrëveshjen me shkrim me OSBE-në, nëse ka);
8. Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë përmbajtësish janë cenim i sovranitetit të Kosovës shumë më shumë se sa Treni – Kishë;
9. Aludimi në dyshtetësi është manipulim. Serbët e Kosovës të gjithë posedojnë shtetësinë e Serbisë, por jo të gjithë e posedojnë shtetësinë e Kosovës. Në dy palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, rreth 30 mijë serbë e kanë fituar të drejtën e votës vetëm mbi bazën e shtetësisë së Serbisë. Ndërsa ata që posedojnë shtetësinë do të duhej të votonin siç votojnë serbët e Kroacisë, Sllovenisë e gjetkë;
10. Interesi i Serbisë nuk qëndron tek pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje, por tek rikonfirmimi i pranisë së saj në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...