Aeroplanët luftarakë të Rusisë kryejnë sulme afër kufirit të Turqisë

PUBLIKUAR

Aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë sulmuar një avanpost të forcave të moderuara rebele në veriperëndim të Sirisë, afër një pike të madhe kufitare me Turqinë, duke e vrarë një luftëtarë dhe plagosur disa persona, bëjnë të ditur burimet e rebelëve.

Sipas këtyre burimeve, disa sulme ajrore u kryen ndaj Babeska, një fshat ky në provincën Idlib e cila është bërë strehë për disa grupe të moderuara të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), kryesisht për grupin “Jaish al Islam”, i cili është një grup i madh kryengritës që kontrollin bastionin e fundit më të madh të rebelëve në prag të kryeqytetit sirian, transmeton Express.

“Jaish al Islam” është pjesë nënshkruese e marrëveshjes për armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia e i cili përfundoi në fund të vitit të kaluar.

Rebelët thonë se Rusia ka dështuar që të bëjë presion ndaj qeverisë së Sirisë për të garantuar se armëpushimi mbetet në fuqi.

Por, qeveri siriane e konsideron organizatë terroriste këtë grup.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...