Gruevski dy herë nuk është paraqitur në PSP, do të thirret për të tretën herë

PUBLIKUAR

sh-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë ditëve të ardhshme do të thirret në PSP për marrje në pyetje për të tretën herë me radhë, njofton Telma nga burimet në hetim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së është njëri nga 17 të dyshuarit për të cilët është ngritur procedurë hetuese në rastin “Titanik” për vepra kriminele gjatë zgjedhjeve në periudhën e vitit 2011 dhe 2014.

Deri tani dy herë është shtyrë marrja në pyetje e Gruevskit, për shkak se ai përmes avokatëve të tij ka kërkuar të mos paraqitet në marrje në pyetje për shkak të obligimeve të shumta që ka.

Ndërsa, edhepse kongresi në Maltë fillonte të mërkurën, Gruevski udhëtoi dy ditë më herët, pikërisht në ditën kur duhet të paraqitet në PSP./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...