Vëmendja e NATO-s, thelbësore për rajonin

PUBLIKUAR

Në maj udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen në Bruksel në Samitin e radhës. E në shërbim të këtij Samiti, në kryeqytetin belg zhvillohet Ministeriali i Aleancës, ku merr pjesë edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Bisedime frytdhënëse në ministerialin e NATO-s në Bruksel në përgatije të Samitit të muajit maj. Rikonfirmuam rëndësinë e Aleancës transatlantike, ramë dakord për një angazhim të përforcuar të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, për të vijuar me rritjen e buxheteve të Mbrojtjes, si dhe për një vëmëndje të shtuar në Ballkan ku roli i aktorëve të tretë ndikon në përkeqësimin e situatës së sigurisë”, thotë kryediplomati shqiptar.

 

Në kuadër të përpjekjeve për një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive brenda aleancës, Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në vitet 2016-2017, si dhe investimet për modernizimin e Forcave të Armatosura, shkruan Top Channel.

“Kontributet tona, konkrete dhe në rritje, e rendisin Shqipërinë krah aleatëve dhe partnerëve më aktivë në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë Afganistanin, Kosovën, detin Egje dhe së shpejti Letoninë”, thotë Bushati.

Ministri i Jashtëm shton se vëmendja e shtuar e NATO-s në rajonin tonë mbetet thelbësore për t’u bërë ballë sfidave të sigurisë me të cilat po përballet së fundmi Ballkani Perëndimor

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...