LSDM: Qytetarët nuk mund të mbeten pa shërbime shëndetësore për shkak të frikës së OBRM-PDUKM-së

PUBLIKUAR

LSDM-ja ka akuzuar partinë në pushtet OBRM-PDUKM, për shërbimet shëndetësore në Maqedoni. Sipas LSDM-së, qytetarët nuk kanë shërbime shëndetësore për shkak të frikës së OBRM-PDUKM-së nga përgjegjësia për veprat e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çdo ditë e humbur në replika të panevojshme mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së në Parlament, më i madh është dëmi që e durojnë qytetarët. Rrezikohet funksionimi normal i jetës së qytetarëve, të cilët nuk mund të marrin shërbime shëndetësore të përshtatshme. Po të mos ishte bllokuar Kuvendi nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe të kishte qeveri të re, deri tani të gjithë të siguruarit do të kishin shërbime spitalore pa pagesë. Por në vend që të shërohen pa para, qytetarët sot duhet ta paguajnë participimin për shërim spitalor, për shkak se OBRM-PDUKM-ja për interesat e saj i bllokon proceset demokratike, vetëm për ta shpëtuar Nikolla Gruevskin nga përgjegjësia e krimeve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...