Tasholli: Nuk e kam luajtur rolin e hetuesit e as të prokurorit të shtetit ndaj Bujes

PUBLIKUAR

Sefer Tasholli, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, në një prononcim për Lipjani.Press ka reagur ndaj deklaratave  të kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan z. Shukri Buja, ku ky i fundit e ka quajtur atë si Nënkryetar të pa ligjëshëm dhe i cili ka kontribuar në kompletimin e një dosje të tij për prokurorin e shtetit duke e luajtur kështu edhe rolin e prokurorit të shtetit. Këto deklarata Tasholli i ka cilësuar si deklarata linquese dhe deklarata të fushatës paraelektorale për garen e të parit të qytetit.

Ndersa ka deklaruar se për asnjë rast nuk e ka luajtur rolin e prokurorit të shtetit dhe nuk ka dorzuar lënd në cilësin e padise private, në lidhje me aktakuzat për të cilat ngarkohet Buja, e qe opinioni i ka ndegjuar nga mediat dhe pergjimet.

Ndërkaq është shprehur se është Nënkryetar legjitim dhe është votuar me shumic votash nga asambleistët e komunës së Lipjanit duke përfshir këtu edhe votat e minoriteteve  dhe këtë funksion e ushtroj  për tri vite me rradhë.

Jam informuar këto ditë nga mediat lokale në lidhje me deklaraten që ka dhënë Shukri Buja, ku përveq të tjerash ai përmend edhe emrin tim se kinse unë qenkam nënkryetar i pa ligjëshëm në komunen e Lipjanit dhe se unë paskam vrapuar koridoreve dhe nëpër zyret e ndryshme të komunës së Lipjanit  për të kompletuar lënden e tij hetuesisë dhe prokurorit të shtetit, me qëllim të nxitjes së një një aktakuz ndaj tij. Unë fillimisht dua të deklaroj se nuk e kam luajtur rolin e hetuesit e as të prokurorit të shtetit për atë që akuzohet zotri Buja. Prandja këto deklarata janë deklarata linquese dhe deklarata të fushatës para-elektorale”

Nga ana tjeter z. Buja  në deklaraten e tij në mes të tjerash pati deklaruar: “Në komunen e Lipjanit friga në zgjedhje nuk ka egzistuar nga emra tjer në LDK përveq nëse kandidohet  Shukri Buja. Normalisht për të penguar kandidimin tim, janë bërë edhe veprime të cilat kanë zgjatur gjasht muaj hetimet e udhëhequra nga z.Sefer Tasholli…Ndërsa Kjo aktakuz nuk ndodhi për vite të tëra, por ndodhi pikërisht në Kohen kur filloj fushata për zgjedhje lokale, në veqanti kundër Shukri Bujës” ishte shprehu Buja./ Lipjani.Press/

Tasholli : Nuk e kam luajtur rolin e hetuesit e… by lipjani-press

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...