Hajni i vjedh 2 kopje të kuranit nga faltorja e aeroportit, e lë një mesazh në vend të kuranit

PUBLIKUAR

Një i dyshuar i ka vjedhur dy kopje të kuranit nga një faltore në Aeroportin Ndërkombëtar “Charlotte Douglas” në SHBA, si dhe ka lënë një letër në të cilën e kritikon librin e shenjtë islamik.

Alice White nga ky aeroport ka thënë për Charlotte Observer se e kuptoi të martën që dy kopje të kuranit mungonin. Ajo ka thënë se faltorja gjithmonë mban kuran, bibël dhe tora, transmeton Express.

Ajo ka thënë se një person e kishte përshëndetur atë në emër dhe kur ishte kthyer në faltore e kishte parë që kurani ishte zëvendësuar me një letër. Në letër hajni i adresohet Alice-s ku i thotë “ju nuk jeni kapelane [anëtare e faltores] nëse nuk besoni në interpretimin letrat të biblës dhe s’e refuzoni kuranin.”

Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...