Ismail Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

PUBLIKUAR

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot, në konsultim me Këshillin e Librit, ka vendosur që Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Ky çmim i veçantë jepet për personalitetet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimi në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe.

Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.

Ceremonia e solemne do të zhvillohet në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në...

Asociacioni – marrëveshja që duhet zbatuar

Qeveria e Kosovës nuk duhet ta refuzojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë...

Klinika Infektive dhe spitalet rajonale mbushen me pacientë me COVID-19, 917 të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 917 pacientë...